×
  • Sport
  • Sport

    Atletico Madrid fiton ndaj Bilbaos dhe i afrohet kreut

    Reporteri
    15 Tetor 2022 | 23:37

    Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

    Baskët e panë vetën në disavantazh qysh në minutën e 10-të kur shënoi Morata, por VAR-i e anuloi më pas për shkak që kishte ekzistuar një ndërhyrje e palejuar në proces.

    Në vazhdim të pjesës së parë gola nuk pati dhe dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultatin e barabartë.

    Në minutën e 47-të, Antoine Griezmann realizoi pas asistimit nga Morata, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores.

    Vendasit tentuan deri në fund të shënonin të paktën golin e barazimit, por ai nuk erdhi.

    Me këtë fitore, tani Atletico Madrid ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 19 pikë, tri më pak se Barcelona dhe Real Madridi, që nesër e zhvillojnë “El Clasicon”.

    Në anën tjetër, Athletic Bilbao është i katërti në renditjen tabelare me 17 pikë të grumbulluara. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!