Cristiano Ronaldo refuzoi të hynte si zëvendësues në fitoren e Manchester United ndaj Tottenham të mërkurën mbrëma, raporton DailyMail.
Si rezultat, lojtari është përjashtuar nga skuadra për udhëtimin te Chelsea të shtunën.
Ylli portugez prishi përfundimisht marrëdhëniet me menaxherin Erik ten Hag duke u futur në tunel dhe duke u larguar nga Old Trafford para përfundimit të ndeshjes.
Supozohej se Ronaldo kishte reaguar furishëm për t’u lënë në stol si zëvendësues i papërdorur për herë të dytë këtë sezon pasi United dërgoi në lojë Christian Eriksen dhe Anthony Elanga në minutën e 87-të, që do të thotë se ata kishin përdorur vetëm tre nga pesë opsionet e tyre zëvendësuese.
Por tani ka dalë se 37-vjeçarit iu tha të hynte në lojë nga Ten Hag dhe refuzoi udhëzimet e menaxherit të tij përpara se të nisej për në dalje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.