×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Zeneli hedh hapat e parë prej lëndimit të rënd që e pësoi ndaj Malit të Zi

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 18:22

    Arbër Zeneli ka filluar t’i marrë hapat e parë që prej lëndimit që e pësoi në ndeshjen ndaj Malit të Zi.


    Reprezentuesi kosovar i lëndoi ligamentet e gjurit në ndeshjen kualifikuese ndaj Kombëtares së Malit të Zi, shkruan Reporteri.net

    Ai u operua para një muaji ndërsa tek sot ka filluar të ecë për herë të parë.

    Babai i tij, Avni Zeneli nëpërmjet një video në facebook ka filmuar futbollistin të ecën me ndihmën e një paterice.

    Arbëri pritet të mungojë së paku edhe 6 muaj të tjerë pas operacionet që ai e kreu me sukses.

    Ndryshe ai ishte duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme si me ekipin e tij në Francë ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!