×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëheqja e Haradinajt pushton mediat ndërkombëtare

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 18:45

    Ramush Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.


    Ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si i dyshuar, shkruan Reporteri.net

    Me këtë rast, Haradinaj u bë temë kryesore në mediat tona, por jo vetëm, ky lajm bëri bujë jashtëzakonisht të madhe edhe në mediat e huaja.

    “Deutsche Welle, France 24, Euronews, Francais.rt.com, 24ur.com”, janë vetëm disa nga media të cilat kanë reaguar deri më tani për dorëheqjen e Haradinajt.

    Ndryshe, siç mëson Gazeta Online “Reporteri.net”, ish-komandanti i UCK-së për Zonën e Dukagjinit, do të merret në pyetje nga prokuroret e specializuar në Hagë, më 24 korrik 2019 – që i bie të enjten e ardhshme.

    “Javën tjetër do ta kem intervistimin, dhe kam vlerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryetar i Qeverisë, por si një qytetar i Kosovës. Për me e ruajt nderin e kryetarit të Qeverisë edhe të shtetit, kam menduar se është e drejtë me e marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj, i emocionuar para gazetarëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!