×
  • Lajme
  • Lajme

    EKSKLUZIVE: Haga interviston Ramush Haradinajn më 24 korrik

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 18:09

    Autor: Shkumbin Kajtazi 


    Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj do të udhëtojë në Hagë javën e ardhshme.


    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net”, të afërta me Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, do të merret në pyetje nga prokuroret e specializuar në Hagë, më 24 korrik 2019 – që i bie të mërkurën e ardhshme.

    Intervisitmi i tij do të bëhet në cilësinë e të dyshuarit, siç ka njoftuar edhe vetë Haradinaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

    Në këtë konferencë, Haradinaj dha dorëheqje edhe nga posti i Kryeministrit, me arsyetimin se në Hagë nuk mund të shkojë Kryeministër, por do tu përgjigjet Dhomave të Specializuara si qytetar i thjeshte i vendit.

    “Javën tjetër do ta kem intervistimin, dhe kam vlerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryetar i Qeverisë, por si një qytetar i Kosovës. Për me e ruajt nderin e kryetarit të Qeverisë edhe të shtetit, kam menduar se është e drejtë me e marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj, i emocionuar para gazetarëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!