×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj: Zëri i bashkatdhetarëve është LDK-ja

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 19:32

    Jo veç deputet të PDK-së, por edhe të LDK-së po qëndrojnë në Gjermani ku po takojnë strukturat e tyre atje.

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se po qëndron në Mynih të Gjermanisë ku siç thotë po i dëgjojn e bashkëbisedon me mërgimtarët atje.

    Ai thotë se zëri i bashkatdhetarëve është LDK-ja, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Zëri i bashkatdhetarëve është zëri i LDK-së

    LDK po dëgjon e po bashkëbisedon me të gjithë. Për këtë arsye, edhe sot në Gjermani u takuam me bashkatdhetarë dhe strukturat e nëndegës së LDK-së në Mynih, Gjermani.

    Të bashkuar po e ndërtojmë programin për zhvillimin dhe integrimin e atdheut. Sepse të bashkuar e kemi bërë rrugëtimin për liri e pavarësi, prandaj bashkë e suksesshëm do ta bëjmë edhe rrugëtimin integrues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!