Rishi Sunak do të merr përsipër pozitën e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, raportoi BBC, përcjell Reporteri.net.
Ai do të kryesojë Partinë Konzervatore, dhe rrjedhimisht do të jetë kryeministër.
Këtu është deklarata e plotë e Penny Mordaunt në mbështetje të Sunak:
“Partia jonë është anëtarësia jonë. Qofshim përfaqësues të zgjedhur, aktivistë, mbledhës fondesh apo mbështetës. Ne të gjithë kemi një interes se kush është lideri ynë!.
“Këto janë kohë të paprecedentë. Pavarësisht orarit të ngjeshur për garën e lidershipit, është e qartë se kolegët mendojnë se sot kemi nevojë për siguri. Ata e kanë marrë këtë vendim me mirëbesim për të mirën e vendit.
“Anëtarët duhet të dinë se ky propozim është testuar në mënyrë të drejtë dhe tërësisht nga procesi i rënë dakord i vitit 1922.
“Si rrjedhim, ne kemi zgjedhur tashmë kryeministrin tonë të ardhshëm. Ky vendim është historik dhe tregon edhe një herë diversitetin dhe talentin e partisë sonë. Rishi ka mbështetjen time të plotë.
“Unë jam krenar për fushatën që zhvilluam dhe falënderoj të gjithë ata, në të gjitha anët e partisë sonë, që më dhanë mbështetjen e tyre. Ne të gjithë i detyrohemi vendit, njëri-tjetrit dhe Rishi që të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për të mirën. të kombit.Ka shumë punë për të bërë”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.