Autoritetet e Pekinit nuk e përjashtuan mundësinë e përdorimit të forcave ushtarake për ta marrë Taivanin me Kinën, njoftoi sot Zyra për Çështje me Taivanin, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Nuk premtojmë se s’do të përdorim forcë ushtarake. Kina rezervon të drejtën për të përdorur të gjitha mjetet e nevojshme (për bashkimin përfundimtar me Taivanin”, ka thënë përfaëqësuese i zyrës kineze në një konferencë për shtyp, raportoi “Nova”.
Në të njëjtën kohë, zyrtari tha se Pekini është i përkushtuar “për bashkim paqësor” me Taivanin dhe se do t’i qëndrojnë besnik parimit “një shtet, dy sisteme”.
“Kina ka pozicion të palëkundur dhe të qartë rreth Taivanit”, shtoi ai./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.