Një 30-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në magjistralen Podujevë-Merdare.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Në aksident u përfshin dy vetura dhe 30-vjeçari, i cili po lëvizte me biçikletë.
Njësitë kanë dalur në vendngjarje, dhe deri sa të zbulohen rrethanat që kanë çuar te aksidenti, Policia ka bërë apel që të shfrytëzohen rrugët tjera alternative për lëvizje.
“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. Andaj lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative që shpiejn nga drejtimi i Podujevës në drejtim të Merdares dhe anasjelltas”, tha Borovci. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.