Kylian Mbappe pritet të jetë superylli i ardhshëm i futbollit botëror, derisa ai ishte lojtari më i vlerësuar në planet me 170 milionë euro, jo shumë kohë më parë.
Numrat dhe arritjet e tij në një moshë kaq të re janë tashmë mbresëlënëse, dhe sigurisht që ka shumë akoma për të ofruar.
Mirëpo një tjetër lojtar ka dalë në skenë dhe i ka rrëmbyer francezit etiketën e lojtarit më të vlefshëm, transmeton Klankosova.tv.
Është sulmuesi norvegjez Erling Haaland ai që në përditësimin e fundit ka rrëzuar nga froni lojtarin e PSG-së.
Sa vlen Haaland?
Transfermarkt përditësoi renditjen e lojtarëve më të vlefshëm dhe sulmuesi i Manchester City tani është në krye të listës.
Ai kaloi nga një vlerësim prej 156 milionë eurosh në 170 milionë euro, duke tejkaluar shifrën e parashikuar për Mbappe.
Haaland iu bashkua Manchester Cityt këtë sezon për 60 milionë euro dhe ka bërë një ndikim të menjëhershëm, duke u bërë golashënuesi më i mirë në Premier League me 17 gola dhe pesë të tjerë në Champions League.
Teksa vlera e Mbappes ka rënë nga 170 milionë euro në 160 milionë. Pavarësisht se nënshkroi një mega zgjatje të kontratës me PSG-në dhe e nisi mirë sezonin, nuk mjaftoi që francezi të qëndronte në krye të kësaj liste.
Në moshën 23-vjeçare, ai ka ende hapësirë për të rifituar pozicionin e tij si lojtari më i vlefshëm dhe madje të rrisë vlerën e tij në treg në mbi 200 milionë.
Që kur Transfermarkt ka përpiluar listën, është hera e parë që një lojtar i Premier League kryeson listën.
Në top 10 pozicionet, katër janë nga Premier League, një shembull i fuqisë ekonomike të asaj që për shumë është kompeticioni më i mirë i ligës në botë.
Këta janë 10 lojtarët më të vlefshëm në botë
Erling Haaland: 170 milionë euro
Kylian Mbappé: 160 milionë euro
Vinicius Junior: 120 milionë euro
Phil Foden: 110 milionë euro
Jude Bellingham: 90 milionë euro
Pedri: 90 milionë euro
Bukayo Saka: 90 milionë euro
Harry Kane: 90 milionë euro
Dushan Vlahovic: 85 milionë euro
Jamal Musiala: 80 milionë euro