×
  • Sport
  • Sport

    Loriana Kuka e fiton të bronztën në Grand Slamin e Bakus

    Reporteri
    06 Nëntor 2022 | 14:53

    Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit.

    Xhudistja kosovare pati një paraqitje të mirë, duke shënuar tri fitore e një humbje gjithsej në kategorinë deri në 78 kilogramë.

    Në raundin e parë, Kuka kaloi pa luftë, kurse në të dytën fitoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.

    Në çerekfinale, ajo triumfoi përballë holandezes, Guusje Steenhuis, të cilën e mposhti me dy ëaza-ari.

    Loriana Kuka u ndal në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma, që e mposhti me një ëaza-ari.

    Por, në luftë për medaljen e bronztë, Kuka ishte më e suksesshme sesa anglezja Emma Reid.

    Kosovan në këtë Grand Slam u paraqit edhe me Nora Gjakovën në kategorinë deri në 57 kilogramë.

    Kampionia olimpike arriti të stolisej me medalje të bronztë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!