×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli fiton në udhëtim kundër Tottenhamit, vendosin golat e Salah

    Reporteri
    06 Nëntor 2022 | 19:54

    Pas dy humbjeve radhazi, Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë.

    Në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi si mysafire kundër Tottenham Hotspur.

    Ndeshja e zhvilluar në “Tottenham Hotspur Stadium” përfundoi me rezultatin 1:2.
    Të dy golat e fitores për “Të Kuqtë” u shënuan nga Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian shënoi në minutat 11 dhe 40.

    Harry Kane e shënoi golin e vetëm për vendasit, në minutën e 70-të.

    Liverpooli pas kësaj fitore ka 19 pikë dhe renditet i teti në tabelë, kurse Tottenhami është i katërti me 26 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!