Vedat Muriqi e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike.
Sulmuesi kosovar po e bën namin në La Liga, ku i ka realizuar 7 gola deri tash, më saktësisht mbi 60 për qind të golave që i ka shënuar Mallorca, ndërsa e ka edhe një asistim.
E kjo ka bërë që klubet e njohura spanjolle të shfaqin interesim për “Piratin”.
Sipas mediave spanjolle, janë dy klube të La Ligas që e duan në gjirin e tyre përfaqësuesin kosovar.
“Diariodemallorca” raporton se prizrenasin e do Sevilla, e cila s’është e kënaqur me sulmuesit aktualë, Rafa Mir e En Nesyri.
Prandaj, mediumi spanjoll shton se Muriqi do t’i përshtatej në mënyrë perfektë lojës së trajnerit Jorge Sampaoli.
Ndërkohë, ish-futbollistin e Lazios po e pëlqen edhe Villarreali.
Trajneri Quique Setien do të donte ta ketë në dispozicion 28 vjeçarin, për ta bërë një dyshe të frikshme bashkë me Gerard Morenon, shkruan “Gazeta Express”.
Pra, Muriqi ka shpërthyer këtë vit me Mallorcan dhe nuk përjashtohet mundësia që atë ta shohim në një klub më të madh spanjoll në vitin 2023.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.