×
  • Sport
  • Sport

    Në Greqi, në ndeshjen Olimpiakos – Partizani, shfaqet një baner i madh ku shkruhet “Kosova është Serbi”

    Reporteri
    10 Nëntor 2022 | 21:52

    Elemente nacionaliste serbe janë shfaqur në ndeshjen e basketbollit mes ekipit Olimpiakos të Greqisë dhe Partizanit të Serbisë.

    Në fushë të ndeshjes, e cila u zhvillua në Greqi, te pjesa e shikuesve, është shfaqur një baner i madh ku shkruhet “Kosova është Serbi”.

    Kjo nuk është hera e parë që Serbia përdor ndeshjet sportive për të përçuar mesazhe kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës.

    Kujtojmë se ditëve të fundit, raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar dukshëm, e sidomos në pjesën veriore të Kosovës, ku është rrezikuar seriozisht stabiliteti si pasojë e veprimeve të serbëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!