×
  • Sport
  • Sport

    Marrëveshja afër finalizimit, zbulohen detajet nga kontrata e re e Baldes

    Reporteri
    11 Nëntor 2022 | 10:48

    Barcelona është afër marrëveshjes për një kontratë të re me Alejandro Balden.

    19-vjeçari ka qenë zbulimi i sezonit për Barcelonën deri më tani, duke fituar një vend në krahun e majtë të mbrojtjes, pavarësisht konkurrencës nga Marcos Alonso dhe Jordi Alba, transmeton Gazeta Express.

    Në javët e fundit, ai është përdorur edhe si mbrojtës i djathtë përpara Hector Bellerinit.

    Deri më tani, Balde është paraqitur 16 herë nën drejtimin e Xavit. Në 13 prej tyre kanë qenë titullar, teksa ka kontribuar me 3 asistime.

    Sipas “Sport”, bisedimet për kontratën u bënë prioritet për Barcelonën dhe një marrëveshje me agjentin, Jorge Mendes, është pothuajse e përfunduar tani.

    Kontrata e tij e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027, teksa spanjolli do të mbajë fanellën me numrin 12. Kontrata aktuale e Baldes skadon më 30 qershor 2024.

    Nuk është rastësi ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi Gerard Pique u pensionua. Lehtësimi i financave të klubit pas largimit të Pique duhet t’i lejojë Barcelonës më shumë liri për të bërë marrëveshje të reja në muajt e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!