×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari: Po vazhdojmë ta ruajmë traditën e sofrës tradicionale të vëlla-pritjes

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 22:14

    Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, thotë se po vazhdojnë ta ruajnë traditën e sofrës tradicionale të vëlla-pritjes dhe mirë së ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime në vendlindjen e tyre të dashur.


    Ai thotë se rreth sofrës “Tradicionale Drenicase” në Runik, me të mirat e begatshme nga gatimet tona tradicionale, me këngë nga Ansambli “Drenica” dhe humor e aforizma popullor, ka nisur kështu aktivitetet publike për nder të bashkatdhetarëve.

    “Mallin për atdhe kurrë nuk mund t’ua shuajmë, por do t’i presim ngrohtë me këto aktivitete kulturore e argëtuese që i kemi organizuar për nder të motrave e vëllezërve tanë, që t’ua bëjmë pushimet sa më të këndshme. U paçim gjithmonë”, ka shkruar Jashari.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!