Karim Benzema ka deklaruar se nuk mori asnjë mesazh nga ish-shoku i skuadrës te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, me rastin e fitimit të “Topit të Artë” në tetor.
Sulmuesi francez dha së fundmi një intervistë për “Telefoot”, ku mes tjerash u pyet nëse ka pranuar një mesazh urimi nga Ronaldo.
“Jo, jo ende”, ishte përgjigja e Benzemas, i cili pastaj duke qeshur tha: “Qetësohuni”, pasi gazetari tha se nuk është mirë që nuk ka pranuar ende një mesazh të tillë.
Benzema dhe Ronaldo kanë luajtur së bashku për Real Madridin nga viti 2009 deri në vitin 2018. Dyshja kishte një partneritet të shkëlqyeshëm gjatë kësaj kohe.
Ndryshe, 34-vjeçari u bë francezi i parë që fitoi “Topin e Artë” që nga koha e Zinedine Zidane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.