Kantautori Redon Makashi i ka dhënë fund beqarisë.
Në një foto të publikuar nga Intervista.al shihet se Makashi është krah balerinës e koreografes Rexhina Çuko. Balerina duke se mban në gisht një unazë qcë mund të nënkuptojë simbolin e fejesës mes tyre.
Sipas të njëjtit burim, lajmi i bukur është bërë publik nga miq të dyshes, pasi vetë çifti nuk kanë pranuar asgjë deri më tani. Vetë Redoni është një person që kur vjen puna tek jeta private, tregohet mjaft hermetik.
Dy vite më parë, Redon Makashi hapi zemrën, duke rrëfyer se është i dashuruar, por nuk zbuloi emrin e identitetit të gruas që i kishte rrëmbyer zemrën. Këngëtari i njohur u shpreh asokohe se orët e beqarisë kanë përfunduar dhe ka ardhur koha për të provuar martesën, ndërkohë që tashmë është rreth të 50-tave.
“Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar, janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj një herë martesën, e kaluam gjithë kohën, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar!”, tha ai i ftuar në emisionin “Rudina”.
“Është gjithmonë ajo silueta bionde që kam unë në imazhin tim, me të cilën ti je i dashuruar?”, e pyeti moderatorja.
“Përveç klipit që doli një brune”, shtoi në atë kohë, Redon Makashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.