×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Gjermani vrasësi kosovar i dënuar me burgim të përjetshëm

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 23:09

    Një shtetas kosovar, 28 vjeçar, është ndaluar të shtunën pasdite nga Policia në Mindelheim, Gjermani, pasi i njëjti po ngiste veturën derisa në të njëjtën kohë po e përdorte edhe telefonin.


    Por, doli se kosovari shkelje të vetme nuk e kishte përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, por se ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në vendlindje për vrasjen e një personi dhe ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Kosovës.

    Policia, sipas raportimeve ka njoftuar ta kenë ndalur 28 vjeçarin që po ngiste një veturë tip “Mercedes” dhe më pas e kishin kuptuar se ndaj tij ka urdhërarrest ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch

    Raportohet se ai do të dëbohet nga Gjermania dhe do të vazhdojë vuajtjen e dënimit në vendlindje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!