×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës arreston serbin, po transportonte dru ilegalisht

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 10:29

    Për transportim ilegal të drunjve është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Serb në Leposaviq.


    Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    Ngjarja ka ndodhur dje në orën 08:30 të mëngjesit derisa i dyshuari është hasur duke transportuar dru me kamionin e tij, me targa të Serbisë, pa dokumentacion të nevojshëm. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, teksa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!