×
  • Sport
  • Sport

    Kupa e Botës futet në mes, FIFA kërkon armëpushim për një muaj mes Rusisë dhe Ukrainës

    Reporteri
    15 Nëntor 2022 | 18:04

    Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të jenë në luftë me njëra tjetrën dhe tashmë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka bërë thirrje dy shteteve që të bëjnë një armëpushim për të paktën një muaj, gjatë turneut të Kupës së Botës.

    Duke folur në samitin G20, Infantino theksoi se Kupa e Botës cilësohet një platformë unike për paqe dhe unitet, pasi ky turne në Katar do të ndiqet nga rreth 5 miliardë njerëz nga ekrani.

    “Lutja ime për të gjithë ju është që të mbani armëpushim për një muaj, aq sa zgjat Kupa e Botës”, u shpreh Infantino në Bali të Indonezisë.

    “Ju jeni udhëheqësit botërorë. Ju keni aftësinë të ndikoni në rrjedhën e historisë”, tha presidenti i FIFA-s./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!