×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj përkrahësve të tij pas dorëheqjes: Ndalëm ndarjen e Kosovës

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 11:19

    Ramush Haradinaj sot edhe zyrtarisht dorëzon mandatin e kryeministrit , tre ditë pasi i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale.


    Ish-kryeministri i Kosovës para tre dite njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës që Gjykata Speciale i ka dërguar për ta intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, shkruan Reporteri.net

    Për sot ai ka paralajmëruar se do të dorëzojë mandatin presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

    Derisa ka falënderuar përkrahësit e tij për mbështetjen, Haradinaj përmes një postimi në facebook, ka thënë se e ndaluan ndarjen e Kosovës.

    Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

    Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!
    Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!

    RH

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!