×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Vendimi i GjND-së konfirmoi të drejtën e shtetësisë së Kosovës

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 12:15

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kujtuar nëntë vjetorin e verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila Pavarësinë e Kosovës e shpalli legjitime.


    Hoxhaj ka thënë se ky vendim i GjND-së e ka konfirmuar të drejtën e shtet ndërtimit dhe sovranitetit të Kosovës.

    “Nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës. Ky vendim, konfirmoi të drejtën e shtet ndërtimit, konfirmoi sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

    E nëntë vjet pas, Hoxhaj tha se Kosova ka vendosur para saj rrugën drejt integrimit euroatlantik bashkë me institucionet e saj.

    “Të jemi krenarë për rrugën e bërë deri sot, megjithatë, të vetëdijshëm edhe për shumë sfida që na presin”, ka përfunduar shkrimin zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!