Katari ka ndaluar shitjen e birrës për tifozët në stadiumet e Kupës së Botës, si pasojë e një ndryshimi të papritur të politikës së alkoolit vetëm 48 orë para fillimit të “Botërorit 2022”.
Katari, fillimisht kishte njoftuar se kishte kufizuar shitjen e alkoolit në hotelet e nivelit të lartë, por ra dakord të lejojë shitjen e Budweiser – një prej sponsorëve më të mëdhenj të Kupës së Botës – në zonat e përcaktuara jashtë tetë stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet.
Megjithatë, sot ka pasur një ndryshim të papritur. Shitja e birrave për tifozët në stadiumet ku zhvillohen ndeshjet e kupës së botës në futboll “Katari 2022” janë ndalur nga autoritetet lokale, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Pijet alkoolike tani do të jenë të disponueshme vetëm në suitat e mikpritjes në stadiume dhe brenda zonave të caktuara përreth Dohas, siç është Festivali i Fanave të FIFA-s, ku birra kushton pothuajse 12 paund për filxhan.
Vetëm birra pa alkool do të jetë ende e mundshme të shitet në stadiume. Për këtë situatë ka njoftuar dhe vetë FIFA.
Statement on beer sales at #WorldCup stadiums 🏟️ on behalf of FIFA and Host Country 🇶🇦: pic.twitter.com/o4IEhboXks
— FIFA Media (@fifamedia) November 18, 2022
Ky ndryshim pritet t’i shkaktojë telashe FIFA-s, e cila ka një marrëveshje sponsorizimi me Budweiser për 30 vjet.
Alkooli është një nga një sërë çështjesh të “nxehta” me të cilat organizatorët janë përballur që kur turneu iu dha Katarit në vitin 2010, shkruan gazeta online Reporteri.net. Kjo pasi atje është e paligjshme që alkooli të pihet në publik.
Kampionati botëror “Katari 2022” nis të dielën, me ndeshjen hapëse nga nikoqirët që do të përballën me Ekuadorin. Katar-Ekuador starton në ora 17:00, sipas kohës lokale në vendin tonë. /Reporteri.net/.