FIFA ka publikuar himnin zyrtar për Kupën e Botës, videoklipin e “Tukoh Taka” ku marrin pjesë reperja Nicki Minaj, sensacioni ndërkombëtar Maluma dhe këngëtarja dhe aktorja Myriam Fares.
Kjo është kënga e parë tregjuhëshe e frymëzuar nga turneu ndërkombëtar i futbollit me tekste në anglisht, spanjisht dhe arabisht. Në pamjet vizuale, të tre artistët paraqiten në shkretëtirat në Katar për ta performuar këngën.
Përveç të gjitha rutinave të kërcimit elektrik, ka edhe skena nga ndeshje të ndryshme futbolli të përfshira në mes vargjeve të tyre.
“Tukoh Taka” është kënga më e fundit e publikuar si pjesë e kolonës zanore përuruese të Kupës së Botës. Kënga u prodhua nga Gordo, Play-N-Skillz dhe Massari.
Kupa e Botës 2022 mbahet në Katar dhe fillon këtë të diel, më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.