Organizatorët e Kupës së Botës në Katar nuk kanë arritur që të bëjnë gati në kohë hotelin luksoz ku do të qëndronin zyrtarët më të lartë të FIFA-s.
Udhëheqësit e futbollit botëror, të cilët kanë shkuar në Doha një javë para nisjes së turneut, prisnin të rehatoheshin në hotelin me 5 yje Fairmont, por u është dashur të shkojnë në resortin Chedi Katara, ku, sipas “Neë York Times”, nuk shërbehet alkool.
“Daily Telegraph” tha se Fairmont i hapi dyert më në fund të enjten, bashkë me 362 dhomat e tij luksoze, 7 restorantet dhe baret, si dhe spa-në./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.