×
  • Sport
  • Sport

    Anglia triumfon ndaj Iranit

    Reporteri
    21 Nëntor 2022 | 16:30

    Anglia ka shënuar fitore të thellë ndaj Iranit, me rezultat 6-2, në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin B.

    Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Jude Bellingham, në minutën e 35’, derisa një minutë para se të përfundonte pjesa e parë, Bukayo Saka e dyfishoi epërsinë. Tre Luanët nuk u ndalën pasi shënuan edhe njëherë me Raheem Sterling.

    Në pjesën e dytë, Saka shënoi golin e katërt, në minutën e 62’, derisa vetëm tre minuta më vonë Mehdi Taremi e shënoi edhe golin e nderit për Iranin.

    Tjetër gol shënoi Marcus Rashford në minutën e 71, derisa golin e fundit për Anglinë e shënoi Jack Grealish, në minutën e 90’.

    Goli i fundit në ndeshje u shënua nga Irani, në minutën e 90+13, me Taremin.

    Anglia në ndeshjen e dytë do të përballet me SHBA-në, më 25 nëntor, me fillim nga ora 14:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!