Ramush Haradinaj ka treguar se me cilat parti është e hapur për të lidhur koalicione parazgjedhore. Ai nuk e ka mohuar bashkëpunimin me NISMA-n e Fatmir Limajt dhe Partinë Socialdemokrate, por jo me tri partitë e mëdha.
“Si AAK jemi të hapur të shkojmë në partneritet parazgjedhor me NISMA-n dhe PSD-në. Jemi kundër koalicionit parazgjedhor me PDK-në, VV-në dhe LDK-në. Nuk po i përjashtoj, ata në punë të veta, ne në punë tonat”, ka deklaruar Haradinaj në T7, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK-ja e Haradinaj lidhi në momentet e fundit koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe NISMA-n, kjo pasi paraprakisht një të tillë e kishin lidhur LDK-ja me AKR-në dhe Alternativa. /Reporteri.net/.