×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tmerrohen pushuesit, një krijesës gjigante shfaqet në plazhin e Durrësit

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 16:50

    Një breshkë e madhe uji ka dalë në breg të detit në plazhin e Hamallaj të Durrësit.


    Pushuesit e kanë fotografuar kafshën me përmasa relativisht të mëdha. Siç shihet edhe nga pamjet, breshka ka dalë në pjesën e rërës së detit.

    Vizitorët në Durrës janë habitur kur kanë parë kafshën e detit. Ata thanë se breshka fatkeqësisht ishte e ngordhur.

    Breshkën e ka ofruar dje uji në det, duke qenë se ishte e ngordhur.

    Kafsha e ujit ka qëndruar sot në breg, ndërsa vizitorët kishin frikë t’i afroheshin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!