Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu drejtua opozitës në Kuvendin e Kosovës duke ju thënë të mos dezinforojnë, pasi Policia e Kosovës po punon edhe në veri në vendit, sipas Ligjit e Kushtetutës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kreu i ekzekutivit u shpreh se Policinë e Kosovës s’ka kush që e ndalë.
“Aman mos keqinformoni duke thënë që Policia e Kosovës është ndalur, s’ka kush që e ndal Policinë e Kosovës, mos përhapni dezinformata, është aty punon e vepron në bazë të Ligjit e Kushtetutës”.
Kurti ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se sa i vërtetë ka qenë betimi i politikanëve serbë e zyrtarëve në të kaluarën, tregon veprimi i tyre i fundit, ku pas dorëheqjes, më pas u betuan të rinj, dhe nuk janë këtu.
Kryeministri i vendit e quajti veprim strategjik një gjë të tillë nga deputetët serbë që janë betuar.
“Betimi që e kanë bërë e kanë konstatuar që është veprim strategjik për t’a luftuar shtetësinë dhe Republikën tonë. Andaj nuk ja vlen të thirremi në të kaluarën ku serbët nëpër institucione paskan dhënë betime, merret vesh sot sa ka qenë i vërtetë betimi”, tha Kurti, ndërsa shtoi se jo të gjithë serbët që e kane dhënë betimin duhet t’i vendosim në të njëjtën kategori, pasi siç tha ai ka shume serbë që sot punojnë bashkë me shqiptarët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Zyrtarët serbë, deputetë apo policë jane tërhequr se i ka urdhëraur Beogradi, edhe betimin e kanë dhënë me urdhër të Beogradit, kanë qenë gjithmonë të Beogradit. Andaj ta kuptojmë një gjë që e kemi ditur, situata në veri të Kosovës nuk ka qenë normale, ndonëse kanë qenë duke punuar serbët. Nuk është abnormalizimi tani, ka qenë gjithmonë, por nganjëherë është kamufluar”, shtoi kryeministri i vendit.
“Na nevojiten serbët në institucionet e vendit por ata që nuk japin dorëheqje kur i urdhëron Beogradi. Më tutje nuk është e vertetë që në veri s’ka polici, pra policia jonë është atje, edhe nëpër rrugët atje ka Polici të Kosovës”.
“Muajt e këtij viti ka ndodh, mbi 200 vetura kanë vazhdu regjistrimin me tabela RKS në vitin 2022, madje ka edhe pas datës 23 nëntor. Ne nuk ndërtojmë rrugë me para të buxhetit të Kosoves, e aty mos të patrollojë Policia e Kosovës”.
“Për herë të parë kemi vizita të ministrave në veri në mbikqyrjen e punimeve që kryhen, si Liburn Aliu, Faton Peci, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi. Ka filluar patrullimi i rregullt me barka ne Liqenin e Ujmanit, ani pse na kanë sulmuar një herë”./Reporteri.net/