Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave, dy prej të cilëve vëllezër ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Darëzezë në Fier, në vendin e quajtur Shën Pjetër.
Automjeti me të cilin udhëtonin vëllezërit dhe një i tretë ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Tre të plagosurit janë dërguar menjëherë për marrjen e shërbimit mjekësor në spitalin e Fierit. Burime bëjnë me dije se njeri prej tyre ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, raporton oranews.
Ndërkohë, ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.