Kryemisnitri Edi Rama i është përgjigjur ditën e sotme pyetjes edhe për mosreagimin pas ndeshjes Zvicër – Serbi.
Kujtojmë që shumë figura politike si në Shqipëri dhe Kosovë reaguan duke uruar dy futbollistët shqiptarë të kësaj kombëtareje, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.
Rama u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme ta bënte këtë gjë, pasi do të ishte përdorim i figurës së tij për politikë.
“Pse duhet të flisja, nuk jam kryeministri i Zvicrës, jam kryeministër i Shqipërisë. Dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtares e Zvicrës dy qytetarë zviceran që janë shqiptarë dhe që ne i shohim me simpati të madhe, për një ndeshje të vecantë, çfarë do të bëja? Do t’i përdorja ato dy figura për politikë, në një mënyrë aspak dinjitoze. Do t’iu fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, që po ashtu është edhe i rrezikshëm”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.