Forcat ajrore të Ukrainës kanë arritur të rrëzojnë një helikopter të ushtrisë ruse në rajonin e Donetskut.
Bëhet fjalë për modelin Ka-52, i cili u godit me predhë derisa po fluturonte ulët në një zonë të gjelbëruar.
Kjo nuk është hera e parë që forcat ajrore të Ukrainë të rrëzojnë aeroplanë dhe helikopterë e dronë të rusëve.
Deri më ta Kievi pretendon se ka rrëzuar me qindra fluturake të ushtrisë së Vladimir Putinit. Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka theksuar se sasia e armëve të rusëve që janë shkatërruar është tejet e madhe, transmeton Telegrafi.
E nga Shtabi i Përgjithshëm i ukrainasve është bërë e ditur se shumicën e armëve që i kanë sekuestruar nga rusët, tani po i përdorin kundër tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.