Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënë do ta pres në takim ambasadoren e USAID’it, Erin E. McKee.
Këtë e ka kumtuar presidenca e Kosovës përmes kumtimit të agjendës së presidentes.
“Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee deklarohen për media”, thuhet në njoftim.
USAID luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë.
Mbështetja vijon për shoqërinë civile, por edhe afarizmat.
Misioni kryesor është promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.