Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, tha se është koha që Bashkimi Evropian, të ndalë tolerimin e politikës së Serbisë.
“Edhe sa kohë BE-ja do ta tolerojë Serbinë me politiken e saj hipokrite “edhe me Rusinë edhe me perëndimin.” Është koha që BE-ja te jete e prerë me Serbine, ta ndalë hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon, Samiti nesër në Tiranë duhet ta zgjidh këtë çështje, ndër shume çështje që ngarkojne Ballkanin kjo eshte ceshtja e pare qe duhet zgjidhur”, ka thënë ajo.
Sipas Tahirit kjo çështje duhet të zgjidhet në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili të martën do të mbahet në Tiranë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.