Pas humbjes pasditen e djeshme ndaj Marokut, ekipi i Spanjës i dha “lamtumirën”, Kupës së Botës.
Me anë të një mesazhi të shpërndarë në profilin e tij zyrtar, në “Instagram”, sulmuesi i Atletci Madrid është shprehur shumë i zhgënjyer për elemimin ndaj Marokut.
“Ëndrra e Kupës së Botës përfundoi shumë më herët se sa pritej dhe në një mënyrë shumë të dhimbshme. Na vjen keq veçanërisht për miliona tifozë që na mbështetën, në Katar dhe nga Spanja. Gjithashtu për familjet tona që janë gjithmonë në vështirësi. Ne jemi më të lënduarit, sepse të luash në një Botëror është diçka shumë e veçantë dhe të thuash lamtumirë si kjo është shumë e vështirë. Ne dhamë gjithçka për t’ia dalë. Vendi ynë është i lumtur, por është e qartë që gjërat nuk shkuan ashtu siç do të donim. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”,- u shpreh Morata, në mesazhin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.