×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për dialogun: Bëjmë kompromise kur është e nevojshme, por kurrë duke rrezikuar shtetin

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 11:54

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se njohja reciproke është e vetmja zgjidhje që do të garantojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

    Këtë deklaratë Osmani e bëri derisa nuk pranoi të flasë për propozimin e përditësuar franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, të cilin këtë javë e morën të dy palët, shkruan Reporteri.net.

    Osmani në një intervistë për Euroactiv tha se po punojnë për të arritur deri te ajo.

    Osmani tha se mund të bëjnë kompromise kur është e nevojshme, por asnjëherë në atë mënyrë që do ta bënte Kosovën shtet jofuksional.

    “Pra, ne po punojmë për ta realizuar atë. Kur do të bëhet, ndoshta e arritur, është një çështje tjetër. Por ky është qëllimi ynë, duke pasur gjithmonë parasysh se ne duhet të mbrojmë dhe ruajmë integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin, si dhe karakterin e saj unitar siç parashikohet në Kushtetutën tonë”.

    “Ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv, të jemi të hapur, të jemi kreativ dhe të bëjmë kompromise kur është e nevojshme, por asnjëherë në atë mënyrë që do ta bënte Kosovën një shtet jofunksional. Kjo është vija e kuqe”, tha ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!