Policia gjermane ka evakuuar ditën e sotem disa persona nga një qendër tregtare dhe zona përreth në qytetin e Dresdenit për shkak të një situate ende të paqartë, ku dyshohet se disa persona janë marrë peng.
Mediat gjermane raportojnë se një burrë i armatosur kishte vrarë një grua, më pas sulmoi një radio lokale dhe qëlloi me armë përpara se të futej në një qendër tregtare ku mori disa pengje.
Në faqen e saj të internetit, Radio Dresden tha se më herët një person i armatosur kishte hyrë në zyrat e ndërtesës Ammonhof, ku ndodhet stacioni i radios, rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale (07:30 GMT) dhe se kishte pasur të shtëna me armë zjarri.
Policia ende nuk i ka konfirmuar këto detaje, por u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit.
Edhe tregu i famshëm i Krishtlindjeve Striezelmarkt është mbyllur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.