×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha sërish te Teatri: Qytetarët të bashkuar kundër së keqes!

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 23:42

    Kreu i PD-së i është bashkuar sërish qytetarëve e aktorëve të cilët ndodhen te Teatri Kombëtar duke protestuar kundër shembjes së tij.


    Ndërkohë pak më herët nga ambientet e Teatrit u larguan edhe forcat e policisë dhe FNSH.

    “Të dashur artistë, qytetarë, ju falenderoj për shembullin e jashtëzakonshëm, heroik qytetar dhe europian që i treguam mbarë botës me qëndresën tonë, që me Aleancen për Teatrin, kauzën më fisnike, mirënjohje për sakrificën tuaj. Zonja dhe zotërinj të aleancës, jeni krenaria dhe frymëzimi për opozitën, qytetarët, jeni etaloni i ri i qëndresës së pathyeshme të qytetarëve të bashkuar kundër së keqes”, tha Basha në fjalën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!