Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha është shprehur i mllefosur me deputetët e pozitës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Berisha përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se deputetët e shumicës nuk po përkrahin Projektligjin për Pensionet e Policëve dhe të Punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Reagimi i plotë:
Nuk mbahet shteti kështu!
Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor
Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision
Për keqëardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.