×
  • Sport
  • Sport

    Messi pas fitores: U kthyem dhe luajtëm një tjetër ndeshje të madhe, përpara Argjentinë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 23:53

    Kombëtarja e Argjentinës siguroi sonte kalimin për në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”.

    Kombëtarja argjentinase eliminoi sonte Kroacinë në gjysmëfinale, pasi fitoi me rezultatin 3:0.

    Messi shkëlqeu edhe sonte, duke shënuar gol dhe regjistruar gjithashtu një asistim.

     

    Pas ndeshjes, 35-vjeçari ka reaguar përmes faqes së tij zyrtare në Facebook.

    “NË FINALE!!!!! Ne u kthyem për të marrë forcë për të luajtur një tjetër lojë të madhe. Faleminderit shumë të gjithëve që i besuan këtij grupi!!! Përpara Argjentinë!!!!!! #Tëgjithësëbashku”, shkroi shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.

    Postimi i tij:

     

    Argjentina do të presë fituesin nga ndeshja e nesërme gjysmëfinale, mes Francës dhe Marokut, që do të zhvillohet nga ora 20:00.

    Finalja e madhe e Kupës së Botës do të zhvillohet të dielën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!