Duke folur për rolin rus në Ballkan, përkatësisht në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi, profesori amerikan në John Hopkins University e ka quajtur “politikan pro-rus” edhe kryeministrin në mandatin teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviçin, në një fjalim të tij i botuar edhe në bllogun e tij “Peacefare.net”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Serbia refuzoi përsëri të rreshtohej me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, lidershipi i saj denoncoi liderët shqiptarë dhe serbët e Kosovës të gatshëm të merrnin pjesë në qeverinë e saj në terma raciste, miqtë e Beogradit shkatërruan një zyrë përgjegjëse për mbajtjen e zgjedhjeve komunale në pjesën me shumicë serbe në Kosovë”, thotë Serwer gjatë fjalimit të tij në kuadër të një diskutimi në Këshillin e Atlantikut.
“Tani është skena e një përplasjeje të rrezikshme midis aleatëve gangsterë të Serbisë dhe forcave speciale të policisë së Kosovës”.
Ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar që trupat serbe të kthehen në Kosovë, derisa ka shtuar se “kjo do të shkaktonte dhunë serioze, pasi sipas tij, miqtë e Vuçiç-it në Moskë janë të kënaqur”.
“Serbia tani për tani është e humbur për Perëndimin. Beogradi nuk po e ndjek realisht anëtarësimin në BE, të cilin Vuçiç e konsideron si shumë të largët. Në vend të kësaj, ai po ndjek “botën serbe”, një përpjekje për të vënë nën kontrollin e Beogradit popullsinë serbe në vendet fqinje”.
Përveç se tha se edhe shefi i qeverisë malaziase ka kryeministër “pro-rus”, Serwer tha se koalicioni qeveritar i tij “lehtësisht përkulet ndaj preferencave të Beogradit”.
“Mali i Zi, tashmë anëtare e NATO-s, ka një kryeministër pro-rus dhe një koalicion qeverisës. Ata lëhtësisht përkulen ndaj preferencave të Beogradit, përfshirë trajtimin e kohëve të fundit që i bënë Kishës Ortodokse Serbe”.
Mes tjerash ai e ka identifikuar edhe Kroacinë si të prekshme nga ndikimi rus, përveç entitetit serb të Bosnjes dhe Serbinë.
“Megjithatë, situata ndryshon në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi. Nuk po shoh kaq shumë ‘njerëz shumë inteligjentë’ atje që po largohen nga Rusia. Në Bosnje, bosi de facto i gjysmës së vendit, Milorad Dodik, është një pasuri e korruptuar ruse”.
“Kroacia, tashmë një anëtare e BE-së, është rehat ndaj Moskës, e cila mbështet synimet e saj nacionaliste etnike brenda Bosnjës. Rezultati është një aleancë de facto me Dodikun, e cila tallet me perspektivat e Bosnjës në NATO dhe BE”.
“Mali i Zi, një anëtar i NATO-s, ka një kryeministër pro-rus dhe koalicion qeverisës. Ata përkulen lehtësisht ndaj preferencave të Beogradit, duke përfshirë së fundmi trajtimin e Kishës Ortodokse Serbe”, ka shkruar Serwer./Reporteri.net/