Reagime të shumta ka ngjallur performanca e Fjolla Morinës në sheshin Adem Jashari në Skenderaj, ku ajo u shfaq pothuajse e zhveshur para fëmijëve të cilët kishin shkuar për të ndjekur këtë koncert.
Lidhur me këtë performancë të këngëtares kosovare ka reaguar edhe këshilltari i kryeparlamentarit Veseli, Blerim Latifi, shkruan Reporteri.net.
Latifi ka shkruar se të gjithë ata që japin moral për këtë ngjarje i lënë fëmijët e tyre me telefona në dorë, 24 orë, pa bërë asnjë përpjekje për të nxitur tek ta kulturën e leximit.
Latifi ndër të tjera i ka quajtur hipokritë të gjithë ata që e po e paragjykojnë Drenicës në bazë të performancës së Fjolla Morinës.
“Në 24 orë të ditës, në 365 ditë të vitit, i lënë fëmijët me telefona në dorë, pa asnjë censurë mbi youtube e rrjetet sociale, nuk bëjnë as përpjekjen minimale për t’ua nxitur kulturën e leximit dhe çohen e japin alarmin moral për një koncert koti të mbajtur në Skënderaj. Disa, madje, nuk e lëshojnë rastin të vjellin vnerë paragjykimesh mbi Drenicën dhe komunën. Hipokritë të neveritshëm!”, shkruan Latifi. /Reporteri.net