“Blloku” i “Bllokut” është quajtur ndryshe armata e punonjësve që shërbente për liderët e lartë komunistë dhe familjet e tyre në oazin e mrekullive në zemër të Tiranës.
Isuf Kalo, mjeku personal i Enverit, në librin “Blloku”, botim i UET PRESS, sjell kujtimet e tij për mënyrën si rekrutohej stafi i kuzhinierëve, pastruesve, rojeve, hidraulikëve, mjekëve e infermierëve që punonin për familjet dhe familjarët e bllokmenëve.
Pa dyshim, grupi që shërbente për shefin e regjimit ishte më i madhi e më i përzgjedhuri.
Duke kujtuar këtë të fundit, Kalo tregon rolin parësor që kishte Nexhmije Hoxha në thithjen e këtij kontingjenti, ku pastërtia e biografisë luante rolin kryesor dhe menaxhimin e detyrave së secilit prej tyre.
Për herë të parë mjeku i Enverit zbulon një ngjarje të padëgjuar më parë, vetëvrasjen e kuzhinierit të Enverit nga dëshpërimi i largimit nga detyra për humbje të besueshmërisë politike.
“Më i trishtueshëm ishte largimi misterioz i Stathit, ish-kuzhinierit të Enverit, një djalë i ri, jashtë mase energjik e i talentuar, i cili e përjetoi shumë rëndë largimin nga detyra dhe përfundoi tragjikisht me vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i sipërm i Pallatit të Kulturës dhe Operës”, shkruan Kalo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.