Ambasadorët e BE-së  kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim në Twitter të Presidencës Çeke në BE. Aty thuhet se ky çon Kosovën një hap më tej në rrugën e saj evropiane, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

Më 30 nëntor, Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Siç është bërë e ditur liberalizimi i vizave do të nisë në datën e nisjes së sistemit ETIAS, dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

ETIAS është një sistem i ri, i cili pritet të vihet në funksion nga Bashkimi Evropian, ku qytetarët e shteteve që kanë liberalizim të vizave duhet të regjistrohen para se të udhëtojnë. Një regjistrim pastaj do të ishte i vlefshëm për tre vjet.

Reklamë

Sistemi ETIAS, pritet të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2023. /Reporteri.net