×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Vetura përplas gruan me fëmijën në krahë

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 23:31

    Një aksident trafiku është regjistruar mbrëmjen e së enjtes, në zonën e Skelës në lagjen Pavarësi, në Vlorë.


    Sikurse raporton OraNews, një grua teksa po kalonte rrugën me një fëmijë në krah është përplasur nga një mjet tip “Mazda”.

    Mësohet se në momentin e përplasjes fëmija ka rënë përtokë dhe është dashur ndërhyrja e kalimtarëve, për ti dhënë ndihmën e parë.

    Gruaja është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës ku mjeket po kujdesen për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa fëmija fatmirësisht ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit dhe po heton shkaqet e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!