×
  • Lajme
  • Shqipëria

    2 shqiptarë kapen me 2.6 kg heorinë dhe kokainë

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 16:32

    Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane nën akuzën e trafikut të drogës. Në zotërim të tyre janë sekuestruar 2.6 kg heroinë, e mbi 200 gramë kokainë.


    Ndalimi i dy shqiptarëve është bërë në komunën Selvazzano Dentro në provincën e Padovës pas një monitorimi rrugor të policisë lokale.

    Në automjetin tip “Kia Sportage”, në një vend të modifikuar enkas, u gjetën 5 pako heroinë me peshë totale 2.6 kg si dhe 207 gramë kokainë, 2 telefona celularë e 320 euro.

    Dy shqiptarët janë vënë në pranga në dispozicion të autoriteteve gjyqësore e ndodhen në burgun e Rovigos dhe të Vincenzës.

    Antidroga italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e prejardhjes së lëndës narkotike si dhe të bashkëpunëtorëve të dy korrierëve shqiptarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!