×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I vendos flakën kioskës së xhaxhait, 27-vjeçari dëmtohet edhe vetë

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 19:28

    Një 27-vjeçar, që dyshohet se ka djegur kioskën e xhaxhait të tij në fshatin Velmisht të Rroskovecit, është dëmtuar edhe vetë.


    I riu me iniciale E.A., banues në Arapaj është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    “Në fshatin Velmisht, Rroskovec, shtetasi E.A, 27 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, dyshohet se ka djegur objekt (kioskë) në pronësi të xhaxhit të tij B.A.. 27 vjeçari gjatë djegies së kioskës, është dëmtuar edhe vetë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve”, raporton policia.

    Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!