×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama dhe ministri turk, diskutojnë për gylenistët

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 19:56

    Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur në takim edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.


    Është media turke ‘Anadolu Agency’ që raporton se në takimin e mbyllur mes dy delegacioneve është diskutuar rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht e shteti më 15 korrik 2016.

    Turqia ka kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen.

    Në takimin midis Ramës dhe Soylu u diskutua edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!