×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkëndija elektrike i djeg banesën familjes shqiptare, i gjithë qyteti mbetet pa rrymë

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 23:47

    Një banesë është djegur këtë mbrëmje në qytetin e Fushë- Krujës si pasojë e një shkëndije elektrike.


    Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe moslejimin e flakëve të cilat po përparonin.

    Por nga ana tjetër zjarri i shkaktuar nga shkëndija elektrike ka lënë thuajse të gjithë qytetin pa energji elektrike.

    Policia ka shkaur në vendngjarje dhe ka nisur hetimi për zbardhjen e situatës.

    Familja ku ra zjarri ka mbetur në qiell të hapur pasi nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të rregulluar dëmin e shkaktuar nga zjarri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!